Conference League/ Dhunë nga tifozët e Romës në Tiranë, disa të plagosur, mes tyre edhe policë
Kronikë
10 muaj më parë

Nuk kanë të ndalur incidentet në prag të ndeshjes së futbollit mes Romës dhe Feyenoord e vlefshme për finalen e Conference League.
Tifozët e Romës kanë dalë në rrugën pranë Drejtorisë së Policisë dhe kanë nisur të godasin me sende të forta makinat që kalonin.
Deri tani raportohen disa të lënduar, ndërkohë që kanë ndërhyrë forcat e policisë, të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit futbollistik.
Më herët, ishin tifozët e Feyenoord që u përplasën me forcat e policisë, pasi marshuan në rrugë në tentativë për të shkuar te tifozët e Romës.



A janë të varfërit më bujarë…
9 muaj më parë


Nipi gjen pa shenja jete dy gjyshërit e tij
10 muaj më parë


Papa Françesku, në prag të dorëheqjes?
10 muaj më parë

Femrat problematike në timon, 2412 gjoba në dy muaj!
10 muaj më parë