Conference League/ Shifra zyrtare, ja sa spektatorë ishin të pranishëm në “Air Albania”
Aktualitet
10 muaj më parë

Është zbuluar shifra zyrtare e të pranishmëve në “Air Albania”.
Plot 18 mijë e 12 spektatorë, ndoqën nga shkallët e stadiumit, finalen e “Conference League” mes Romës dhe Feyenoord, ku italianët triumfuan me rezultatin 1-0, falë golit të Zaniolos në minutën e 32-të.
Edhe pse pritshmëritë ishin më të larta për sa i përket të pranishmëve në impiantin modern, për shkak edhe të shitjeve të të gjithë biletave në kohë rekord, vetëm 18 mijë e 12 spektatorë arritën të futeshin në “Air Albania”, kjo di pasojë e arsyeve nga më të ndryshme.





