Conference League/ Totti mbërrin në Tiranë
Aktualitet
10 muaj më parë

Kapiteni legjendar i ekipit të Romës, ose siç njihet ndryshe si “Mbreti i Romës” për gjithçka çfarë i dha këtij ekipi dhe besnikërinë që tregoi, Francesco Totti, ka mbërritur në Tiranë.
Legjenda e Italisë ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar mesditën e sotme, pak orë para finales së madhe ndaj Feyenoord, që do të luhet në “Air Albania”.
Totti gjithashtu është një nga të ftuarit special të UEFA-s, që janë 1070 gjithsej dhe do të konsumojë po ashtu edhe një darkë me ushqime tradicionale shqiptare.





