CorSera – Pioli heq të gjitha dyshimet: besim te Saelemaekers. Dhe De Ketelaere…

Në orën 20:45 në San Siro do të zhvillohet java e shtatë e Serie A: Milan-Napoli. Trajneri Pioli e ka paraqitur tashmë këtë ndeshje me stofen e nje eventi Scudetto, por kampionati është ende shumë i gjatë.
Kuqezinjtë, megjithatë, vijnë në ndeshje me një mungesë shumë të madhe: Rafa Leao. Portugezi mori kartonin e kuq te pare ne karriere ndaj Sampdorias, duke e bërë të humbasë ndeshjen ndaj napolitanëve.
Në konferencën në prag te sfides, trajneri i kuqezinjve ka shuar dyshimet se kush do të zëvendësojë Leaon e pezulluar: në të majtë do të jetë Alexis Saelemaekers. Belgu eshtë lojtari i kuqezinjve me dy gola në dy ndeshjet e para në Champions Leauge (i fundit që e bëri këtë ishte Ibrahimovic në përvojën e tij të parë me kuqezinjtë).
Me mungesën e Leaos, në qendër të vëmendjes është tashmë Charles De Ketelaere. Për belgun, shkruan Corriere della Sera, ka gjithmonë pritshmëri të mëdha, edhe pse deri më tani nuk e ka marrë ende skuadrën për dore.
Lojtari është i ri dhe duhet pritur, por mbi të gjitha duhet te luaje. Shokët e tij të skuadrës e përshkruajnë atë si “një 10” potencialisht shumë të fortë dhe sot, përpara mbi 70 mijë shikuesve, është nata ideale për ta vërtetuar këtë.



