CorSport | “Shumë e harrojnë se si e pritën kur erdhi por tani…” 1 ndeshje çdo 3.2 ditë, te Milani dikush pushon, dikush luan pambarim

Olivier Giroud është detyruar të luaje pambarimisht së fundmi për shkak të dëmtimeve të Divock Origi dhe Ante Rebic. Këtë mbrëmje ai do të bëjë startin e tij të shtatë radhazi si titullar dhe pse karta e identitetit ka nisur te vjeteresohet…

Giroud do të mbushë 36 vjeç në fund të këtij muaji, por kjo sigurisht që nuk ka qenë e dukshme në javët e fundit. Në harkun kohor prej 23 ditësh, francezi ka luajtur shtatë ndeshje nga fillimi (përfshirë ndeshjen e sotme) dhe kjo është mesatarisht një ndeshje çdo 3.2 ditë.

Ai ka shënuar katër gola dhe një asistim në këtë proces, duke u shprehur si një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin. Sonte ai do të shpresojë të krijojë një tjeter gol qe mund te kete peshe specifike gjate ndesehjes, ashtu si shënoi në takimin e fundit mes të dyve dhe qe i dha 3 piket Milanit!

Ai do të duhet të mbështetet në shërbimin e Charles De Ketelaere dhe Alexis Saelemaekers pasi Rafael Leao po vuan një pezullim  qe do ta mbaje jashte diten e sotme. Do të kërkohet një ndeshje e fortë nga çdo lojtar, por mbi të gjitha performanca e ekipit duhet të jetë në krye.

Siç raporton Corriere della Sera, për këtë garë, përveç Leaos të skualifikuar, mungojnë edhe Rebic dhe Origi. Dy kuqezinjtë do të kthehen në dispozicion të trajnerit Pioli vetëm pas pushimit, duke e detyruar Giroud te mos ndalet.

“Sakrifica dhe pasioni! Keshtu Olivier do te udheheqe Milanin serish. Ai deshiron te jete ne fushe edhe atehere kur trajneri vendos se duhet te shlodhet. Profesionalizem dhe shume personalitet, ndoshta shume e harrojne se cfare thane kur mberriti…”, shkruan Corriere.