Ç’po ndodh me internetin? Qindra faqe interneti pësojnë ndërprerje

Probleme me faqet e internetit në të gjithë botën.

Qindra site në vend dhe në botë kanë përjetuar një ndërprerje të internetit duke penguar mijëra përdorues për të hyrë në faqe e për t’u njohur me lajmet më të fundit.

Ofruesi i internetit Cloudflare, i cili lidhet me faqet e internetit të shumë bizneseve të ndryshme, përjetoi ndërprerje të gjerë globale që preku faqet më të njohura në internet, raportojnë mediat e huaja.

Twitter, Discord, Betfred dhe madje edhe Google u prekën nga ndërprerja, sipas Downdetector. Po ashtu, Roblox, Skype, Amazon dhe Google Meet janë përballur gjithashtu me probleme, thotë përdoruesi i Twitter IconJen.

Uebsajtet i dhanë përdoruesve mesazhe ‘Gabim 500’, duke mos i lënë hapësirë që të shikonin në faqe.

Cloudflare tha: “Cloudflare po heton çështje të përhapura me shërbimet dhe/ose rrjetin tonë. Përdoruesit mund të përjetojnë gabime ose afate kohore kur arrijnë rrjetin ose shërbimet e Cloudflare.”

Kompania e teknologjisë pretendon se tani e ka identifikuar problemin e se e ka zgjidhur atë.