Cubi Metkaj: Ja pse do ta lija Klaniforninë!

Cubi Metkaj është një nga aktoret e cila ka shumë vite pjesë e emisioneve të humorit në ekranet shqiptare.

Aktorja së fundmi është e vendosur në emisionin e përjavshëm “Klanifornia”. Por, siç duket, një pasion i saj përpos spektaklit është edhe teatri.

E ftuar në emision, ajo foli mbi projektin e saj të ri ku është bërë pjesë. Bëhet fjalë për komendinë më të re që u dha në Skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kukulla”.

Metkaj në këtë realizim teatral mban rolin kryesor, atë të kukullës.

Për të realizuar këtë rol, aktorja u shpreh se i ishin dashur disa muaj palestër për t’u “dobësuar”, në mënyrë që t’i përshtatej personazhit. Ndër të tjera, ajo u shpreh se kjo dalje për të ishte një emocion i madh, pasi ngjitej në një skenë teatri pas katër vitesh.

Duke qenë se Cubi për momentin është e angazhuar diku, ajo u ngacmua nëse do ta linte “Klanifornia-n” për teatrin. Aktorja u shpreh e prerë dhe nuk hezitoi të jepte një përgjigje, duke treguar se nëse i ofrojnë një vend në teatër, ishte e gatshme ta linte spektaklin.