Dalin fotot e dasmës, Arbër Hajdari paska një nuse kryevepër! U trashëgofshin!

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli po kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare. Mbrëmjen e djshme është mbajtur ceremonia e martesës në qytetin e nuses, Pejë, nga ku Arbri publikoi vetëm një foto nga përgatitjet.
Mirëpo, sot janë bërë publike disa imazhe, në të cilat shfaqet nusja e veshur me të bardha. Ajo ka zgjedhur të jetë shumë e thjeshtë, por plot klas në çdo detaj. Ndërkohë mbrëmjen e sotme priten krushqit nga Kosova në dasmën që do të mbahet në Tiranë nga Arbëri.
Kujtojmë që çifti shumë i dashur nga publiku, bashkëjetojnë prej disa muajsh. Mes shumë dilemash, ata kanë zgjedhur kryeqytetin tonë.
Nderkohe Lori Hoxha ka treguar vazhdimisht se ka një miqësi të ngushtë me partneren e Arbër Hajdarit, Vlerën. Trashëgimtarja e Top Channel ishte dhe një ndër të ftuarat në dasmën e vajzës së një ndër biznesmenëve më të fuqishëm në Kosovë.
Lori ka ndarë disa foto në Instagramin e saj nga dasma mbrëmjen e djsheme në Pejë. Ajo ka zgjedhur një fustan të shkurtër të zi, por detajet janë ato që bëjnë diferencën.
Lori mban të veshura edhe doreza të zeza me gurë që e bëjnë si gjithmonë të veçantë pamjen e saj.Ndërkohë mbrëmjen e sotme priten krushqit nga Kosova në dasmën që do të mbahet në Tiranë nga Arbër Hajdari.







