Dalin rezultatet mjekësore! Dëmtim i ri për Maignan, kontrolle të tjera pas 10 ditësh

Siç bëhet e ditur në një deklaratë zyrtare nga klubi i Milanit, në stërvitjen e sotme, Mike Maignan ka pësuar një lëndim në muskulin e shputës së këmbës së djathtë.
Portieri i kuqezinjve do të rivlerësohet pas 10 ditësh. Është, pra, një dëmtim ndryshe nga ai i 23 shtatorit të kaluar në kombëtare, kur numri 16 francez u ndal për shkak të një dëmtimi në binjakun medial të pulpës së majtë.
Thirrja e tij për Botërorin është në rrezik dhe ka shumë gjasa që Milani ta gjejë në portë vetëm në vitin 2023. Praktikisht, keto 7 ndeshje qe kane mbetur, pese ne Serie A dhe dy ne Champions do te luhen me Tatarusanu ne porte dhe Mirante si zevendes i tij.
Mike Maignan ka humbur deri tani 5 ndeshje dhe do te humbe ndoshta edhe 7 te tjera duke qene se luhet cdo tre dite dhe ndaj do te mbyllet sezoni ne nentor per te rinisur me pas ne janar 2023.
Ndalesa, qartë, zgjat mungesen nga prania e Kupës së Botës nga mesi i nëntorit e në vazhdim, për të cilën ai është në rrezik të madh.
Për më tepër, prania e tij për Salzburgun më 2 nëntor është e pamundur: portieri, në këtë pikë, nuk duhet të rifutet në listën e UEFA-s.



