Dashuria triumfon! Bora i bën Donaldit tatuazhin e rrallë në krahun e tij

Mbrëmjen u transmetua pjesa e parë e sezonit të ri të emisionit “Më Lër të Flas”. Një puntatë me audiencë të lartë nga vëllezërit Veshaj që kishin të ftuar të lezetshëm dhe me emocione të mëdha.
Dy të ftuarit e parë ishin Kledi Kadiu dhe Bora Zemani, përkatësisht kryetari i jurisë dhe prezantuesja e “Dancing With The Stars” që do të nisë rrugëtimin më 7 tetor.
Bora gjatë kësaj interviste të shumëpritur nga publiku ka folur si rrallëherë për punën, karrierën dhe jetën e saj private, por nuk mund të mungonte dhe marrëdhënia e saj me Donaldin.
Por jo vetëm kaq, pasi pati gjithashtu edhe lojëra të ndryshme dhe momente ku nuk munguan të qeshurat. Ndërsa në fund fare, aktori i humorit i ka habitur të gjithë me veprimin që ka bërë.
Ai ka bërë një tatuazh në krah ku shkruhet fjala ‘idiot’. E ishte pikërisht Bora, ajo që shkroi fjalën dhe më pas ia bëri tatuazh. Nuk dimë nëse është një tatuazh i përhershëm apo thjesht u bë si pjesë e lojës dhe më vonë hiqet.
Por kujtojmë se ky është një dedikim për Zemanin, pasi Donaldi në një këngë të tij shprehet: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot!”.





