Dasma në Korçë: nusja pi dhe kαfshon dhëndrin në vesh

Ajo që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, nuk ka shkuar ashtu siç mendohej për një çift në Korçë dhe fajin për këtë, mes duket e ka pasur vetë nusja.

Siç ka shpjeguar korrespondetja e Korçës në emisionin “Aldo Morning Show”, nusja 21-vjeçare ka pirë aq shumë, saqë ka kαfshuαr në vesh bashkëshortin e saj.

Dhe jo një kafshim i vogël, por një mjaftueshëm i fortë sa për t’i shkaktuar atij gjakderdhje. “Më pas vjehrra e ka marrë nusen, e ka zhvεshur, e ka çuar në shtëpi dhe dasma është mbyllur shpejt e shpejt.”-raportoi korrespondetja nga Korça.

Për këtë temë ka telefonuar sipërmarrësi Armand Peza, ku ka treguar edhe ngjarjet e çuditëshme që kanë ndodhur nëpër dasmat shqiptare.

Armand Peza: çudi mund të quhet një dasmë vetëm me dy veta, vetëm me nusen dhe dhëndrin dhe e merrni me mend që shpenzimet nuk kanë qenë aq të mëdha. Nuk ka munguar veshja e nusërisë dhe dhëndërisë, por gjithsesi një darkë me dy veta u bë.

Për mua ka qenë një nga gjërat që më ka ngelur më shumë në mendje, por ka dhe festa që kanë arritur deri në 800 të ftuar. Armand Peza tregon dhe një ngjarje që ka ndodhur këtë vit në një dasmë. Është marrë një kamion i mbushur me gurë dhe sipër kanë hipur dasmorët me flamurin.