DAZN | Barella dhe Bastoni provokuan pas golit duke ndezur stolin kuqezi! Pioli iu përgjigj me klas të dyve…

Gazetari i DAZN, Davide Bernardi sqaron se çfarë ndodhi pas golit të Brozovic në ndeshjen Milan-Inter. Ngazëllimi i kroatit me duar te veshët nën Curva Sud nuk i pëlqeu pankinës së kuqezinjve të cilët u ndezen menjehere…

Te paret qe reaguan ishin Krunic dhe Rebic, qe e shane ne gjuhen sllave ne menyre qe Brozovic ta kuptonte. Tensioni ishte i madh dhe disa anetare te stafit te Milanit u bene gati te zbrisnin ne fushe.

Në atë moment kamerat e DAZN kapën Alessandro Bastonin dhe Nicolò Barella-n duke iu afruar Stefano Piolit dhe lojtarëve të tij, duke intimuar me gjeste për t’i heshtur dhe për t’u kthyer për t’u ulur ne stol…

Ne ate moment ka nderhyre Stefano Pioli, i cili me nje “Heshtni dhe luani” i eshte drejtuar dy lojtarëve të Interit. Nje gjest gjithe klas ai i trajnerit kuqezi qe me siguri nuk e harroi ate moment, ashtu si edhe lojtaret, aq sa pas atij goli Interi nuk e pa më topin…