Debati i stadiumit të ri, “zhduken” 10-13 mijë vende për shikuesit! Motivi

Milan dhe Inter po ecin përpara me projektin e tyre të stadiumit dhe çështja është aktualisht në duart e një debati publik. Ndërkohë, ka pasur një debat të veçantë për kapacitetin e stadiumit.
San Siro mund të presë pak më pak se 80 mijë tifozë dhe për shumë ndeshje këtë sezon, si për Milanin ashtu edhe për Interin, stadiumi është shitur plotesisht. Si rezultat, ka pasur diskutime në lidhje me projektin e stadiumit pasi aktualisht planifikon një stadium 60-65 mijë.
Projekti zyrtar që iu prezantua këshillit i lë pak liri Milanit dhe Interit pasi kapaciteti mund të jetë midis 60-70 mijë (me një vendim përfundimtar ende për t’u marrë). Çdo gjë më shumë se kaq do të kërkonte një unazë të tretë, e cila do të ishte shumë e shtrenjtë.
Javët e fundit kanë lindur disa pikëpyetje pasi dokumentet zyrtare, sipas Calcio e Finanza, thonë se do të ketë 10-13 mijë vende ne dispozicion per klubet.
Kjo do të thotë se numri i biletave të disponueshme për “shikuesit normalë” do të ishte vetëm 50-55 mijë. Sot ka rreth 3 mijë vende të klubeve ne dispozicion ne San Siro.



