Deklarata për SPAK, Rama-opozitës: Heshtja ndaj skandaleve dhe krimit shtetëror nuk tolerohet më

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e tij të sotme për SPAK.
Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se ai ka kërcënuar institucionet e drejtësisë.
“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas ‘nongratave’ që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur! Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxori katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”, ka shkruar Rama.
o.j/dita





