Del foto, ky është luani i famshëm i Ervis Martinaj për të cilin po flasin të gjithë

Ditën e djeshme në Opinion u tha se Vis Martinaj kishte blerë një këlysh luani. Kafsha e egër që ishte marrë nga biznesmeni i kazinove kishte pushtuar rrjetet sociale.
Këlyshi i luanit i cili ka qenë 2-muajsh në foto, kishte marrë vëmendje të madhe kryesisht edhe nga vajzat e showbizit shqiptar, për të cilën njërën në veçanti duket se Martinaj ka patur edhe lidhje. Emri i saj nuk është bërë ende me dije.
Martinaj ka humbur pa lënë gjurmë, teksa kohët e fundit kanë qarkulluar informacione të miksuara për të, asgjë e konfirmuar zyrtarisht.
Mesazhi i fundit i Martinajt me familjarët ka qenë interesimi për këlyshin më 9 Gusht para se të zhdukej. Sipas informacioneve, mesazhi është dërguar në orën 17:00 të asaj dite.
Fotoja e luanit është publikuar nga gazetari Artan Hoxha dhe sipas këtij të fundit, tek fotoja e mëposhtme luani ka qenë dy muajsh, ndërsa tani është bërë 10 muajsh.
Sipas Artan Hoxhës, mesazhi i para fundit i Ervis Martinajt me familjarët para se të zhdukej më 9 Gusht ka qenë pikërisht për t’u interesuar për luanin e tij.





