Deputeti i Lushnjes qenka burrë për shtëpi, bën groshë për drekë dhe kulaç (foto)

Deputeti karizmatik i Partisë Demokratike për Lushnjen, Saimir Korreshi, e ka kaluar këtë të dielë duke gatuar në shtëpi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshi shfaq anën e tij si ‘amvisë’ teksa tregon se ka përgatitur brumin për kulaçin që ka preferuar ta pjekë në shtëpi.
Në foton tjetër, ai tregon se kulaçin e bërë vetë e ka pjekur dhe ka zgjedhur ta shoqërojë me një pjatë fasule, djathë, ullinj dhe qepë.
Korreshi shquhet për deklaratat e tij me humor thumbues për qeverisjen. Saimiri ka treguar kështu që është një njëri i thjeshtë dhe familjar si gjithë të tjerët.
Pse e themi këtë? Sepse thuajse gjithë deputetët e tjerë të parlamentit tonë e kalojnë të dielën në vendet luksoze, qoftë brenda apo jashtë vendit.
Sigurisht për të mirën e shqiptarëve kuptohet, se mos mendoni keq. Ata dhe kur hanë dreka dhe darka mendojnë vetëm për popullin e shkretë.






