DERBI GLOBAL | Gjithçka nisi mbi 100 vite më parë, sytë e botës edhe nga Trinidad Tobago i largët…

Një sfidë planetare gati te luhet: po flasim për derbin Milan-Inter, që do të zhvillohet të shtunën në orën 18:00, përballja numër 232 mes klubeve milaneze ne historine e tyre te lavdishme dhe qe ka nisur mbi 100 vite me pare! Ne fakt, derbi i parë zyrtar mes dy skuadrave u zhvillua në kampionatin e vitit 1909, më saktë më 10 janar.

Vendi që priti numrin më të madh të derbit zyrtar midis Interit dhe Milanit është stadiumi San Siro, i inauguruar në vitin 1926 dhe i ndarë nga të dyja skuadrat duke filluar nga viti 1947. Fusha të tjera të lojës në derbi ishin Arena Civica, Campo Milan në Porta Monforte , Campo në via Goldoni, Campo në viale Lombardia dhe stadiumi kombëtar në Pekin, ku u mbajt Superkupa e Italisë 2011.

Stadiumi San Siro do të jetë i mbushur plot, me mbi 75 mijë tifozë që priten të jenë të pranishëm. Shitje të mëdha edhe për “Club 1899”, eksperienca Premium VIP në zonën hospitality për tifozët, që do të jetë gjithashtu e mbushur plot.

Nga Indonezia në Japoni, nga Trinidad dhe Tobago në Brazil, për të arritur në Kinë, Australi dhe Kanada: do të jenë më shumë se 150 vende të lidhur për ndeshjen që do të kapet nga mbi 20 telekamera.

Ndër të tjera, do të jetë i pranishëm edhe një dron, për të jetuar nga qielli të gjitha emocionet para ndeshjes. Nuk do të mungojë as Spider Cam, një telekamera speciale që inkuadron fushën, duke “fluturuar” siper stadiumit. Edhe tribuna e rezervuar për median do të jetë e tejmbushur, me mbi 150 gazetarë të akredituar dhe 29 fotografë të kombësive të ndryshme.

Tërheqja globale e ndeshjes pasqyrohet edhe te kombësia dhe kultura e ndryshme e tifozëve që kanë blerë një biletë: nga mbi 75 mijë të pranishmëve, më shumë se 10 mijë do të shkojnë nga jashtë Italisë me rreth 145 kombësi të ndryshme të përfaqësuara