Derbi mes shqiptarëve përfundon në paqe, Struga nuk di të ndalet dhe shkon drejt rekordit

Struga, një “rul” që shtyp çdo kundërshtar që i del përpara. Skuadra që po çudit me rezultatet e saj në këtë fillim sezoni mori fitoren e tetë radhazi në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Këtë herë 2-0 përballë Tivkesit, skuadër e sapongjitur në elitë. Golat për ekipin e drejtuar nga Srgjan Saharieski u shënuan nga Besart Ibraimi dhe Darko Ilieski.

Debuton me barazim në krye të Shkëndijës së Tetovës trajneri i mirënjohur Qatip Osmani, por duket pranuar se rezultati 0-0 përballë Shkupit mund të konsiderohet pozitiv, pasi bëhet fjalë për kampionen në fuqi që shkoi deri në fazën play off të Conference League.

Spektakli i vërtetë ashtu si edhe në herët e tjera ishte në tribuna ku Ballistët kishin meduar për cdo gjë dhe dhuruan një shoë të vërtetë.

Kryeson bindshëm Struga me 24 pikë të plota në tetë ndeshje, teksa Sileksi i vendit të dytë e ndjek me 10 pikë më pak (ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar).

Rezultatet: Akademija Pandev – Makedonija GP 0-1, Rabotnicki – Pobeda 1-0, Shkëndija – Shkupi 0-0, Struga – Tikves 2-0.