Deri tani vetëm 114 minuta, Gazzetta: “Ka ardhur momenti, motorët janë ndezur dhe Pioli e ka kuptuar…”

Pjesa e parë e eksperiencës së Divock Origit me fanellën e Milanit nuk shkoi sipas planit, as sipas planeve të klubit dhe Piolit, i cili nënvizoi se si sulmuesi ishte i “kërkuar fort”, as sipas atyre të vetë lojtarit.
Belgu ka luajtur gjithmonë me një ndërprerje të madhe dhe asnjëherë si titullar, mbi të gjitha për shkak të problemeve fizike që e kanë përndjekur pak. Tashmë duket se është rikuperuar, është koha të filloje të jete vendimtar.
Siç raportohet mëngjesin e sotëm nga Gazzetta dello Sport, sulmuesi belg i cili erdhi nga Liverpooli si transferim i lirë verën e kaluar ka luajtur njëqind e katërmbëdhjetë minuta këtë sezon. Divock mbërriti në Milano me një problem muskulor për t’u eliminuar dhe për këtë arsye ai ndoqi një përgatitje verore ndryshe nga bashkëlojtarët e tij të rinj.
E gjitha e bazuar në rikuperim, gjë që gjithsesi bëri që ai të ishte në dispozicion për dy ndeshjet e para të ligës me Udinese dhe Atalanta. në të cilën ai bëri dy paraqitje në minutat e fundit.
Ja, kjo ishte mënyra se si Origi përdori në dy muajt e parë me kuqezinjtë: minutat në fund të ndeshjes. Dhe pastaj lëndimet. Në të dyja rastet kur u mendua se 27 mund të fillonte titullar, me Sassuolo në fillim dhe Sampdoria më pas, një rikthim i problemit muskulor bëri që gjithçka të zbehej me Origin qe u nis drejt Belgjikes per te rikuperuar.
Që pas pushimit Divock po rikthehet gradualisht dhe është paraqitur në segmentet e fundit të tre ndeshjeve të fundit me Chelsea, Juve dhe sërish Chelsea. Megjithatë, Pioli tani i duhet pak për të patur zgjidhje të ndryshme në sulm dhe pak sepse Giroud me 36 vite mbi shpatulla, ka arritur në ndeshjen e trembëdhjetë radhazi startuese (e pesëmbëdhjetë nëse kemi parasysh edhe kombëtaren) dhe duhet të marrë frymë.
Ardhja e Origit këtë verë ishte e krahasueshme me atë të Olivier si për investimin (zero për belgun dhe vetëm 1 milione euro për francezin) ashtu edhe për rolin dhe origjinën.
Belgu është një sulmues që mund të mos ketë shënuar shumë në karrierë, edhe sepse ka luajtur pak, por ka përvojë të madhe dhe di të shënojë gola. Ja çfarë i duhet Piolit në 8 ndeshjet e ardhshme para Botërorit: gola dhe eksperiencë.
Massimo Ambrosini foli kështu për mikrofonat e Tuttosport: “Milanit i duhet Divock Origi, nëse po flasim për të sapoardhurit, duke qenë se Giroud e ka tërhequr karrocën përpara për disa kohë dhe kuqezinjtë mund të kenë nevojë gjithashtu për një ndryshim të karakteristikat në sulm dhe një zgjidhje tjetër”.



