“Dinamo Zagreb synon Champions prej parave, kujdes nga fenomeni i tyre…”

Milan-Dinamo Zagrebit tashmë është pranë dhe mund të themi se ndeshja është një udhëkryq sepse është shumë e rëndësishme për kalimin e turit. Kroatët janë një skuadër shumë, shumë e vështirë dhe fitrja 1-0 ndaj Chelsea-t tregon edhe më shumë se sa e vështirë është për t’u përballur me ta…
Dario Simic, ish-lojtar i të dyja skuadrave dhe tashmë vëzhgues i Milanit, ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku ka ofruar shumë ide për ndeshjen që do të zhvillohet nesër në San Siro.
Fillimisht, ish-futbollisti është pyetur se për cilin ekip do të mbështesë: “Ishte një rastësi e pabesueshme. Do të jetë shumë e vështirë të zgjedhësh një, por në fund them Milanin sepse është klubi për të cilin punoj”.
Më pas, vëzhguesit të kuqezinjve iu kërkua një opinion për ekipin kroat: “Një ekip me shumë eksperiencë, jo shumë i ndryshëm nga ai që mposhti Atalantën në 2019. Për mua ata do të priren të mbrohen, ndaj Chelseat luajtën 5-3-2”.
Simic më pas vazhdoi të fliste për kroatët: “Klubi po ve bast për çmimet e UEFA-s, të cilat janë rritur. Pjesa më e madhe e buxhetit vjen nga atje, ndaj synohet të hyhet në fazën e grupeve. Kjo nuk pengon që lojtarët të shiten me një çmim të mirë, siç tregojnë Gvardiol dhe Franjic”.
Ish-mbrojtësi më pas tha disa fjalë për lojtarin më të mirë të Dinamos, Mislav Orsic: “Orsic për Dinamon është një fenomen. Ai është modern, di të shënojë. Ai kishte një rrugë të komplikuar, ishte në Serinë B te Spezia, në Kore te Jugut, por tani është një lojtar vërtet mbresëlënës”.



