Dita e Fitores në Rusi, Analisti: Fjalimi nxori në pah se Putin nuk di çfarë të bëjë me Ukrainën

Vladimir Putin duket sikur s’ja ka idenë për luftën në Ukrainë, tha një analist i njohur pas fjalimit të Presidentit rus për Ditën e Fitores në Moskë të hënën.
“Ose nuk e kupton tani realitetin e situatës në Ukrainë, ose e injoron atë me dashje”, tha Phillips O’Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St. Andrews në Skoci, për Putinin në një postim në Twitter, raporton CNN.
Një kontekst: spekulimet para fjalimit ishin se Putini mund t’i shpallte zyrtarisht luftë Ukrainës ose të urdhëronte një mobilizim masiv të forcave ruse për të ndjekur luftën që tani është shtrirë në muajin e tretë, me humbje të mëdha ruse.
Ndërsa Putin fajësoi NATO-n dhe Perëndimin për detyrimin e tij për të pushtuar Ukrainën për të mbrojtur interesat ruse, ai nuk ofroi asnjë ide se çfarë do të konsiderohej një fitore apo ndonjë mënyrë për të ndjekur më tej luftën.
“Pa hapa konkretë për të ndërtuar një forcë të re, Rusia nuk mund të luftojë një luftë të gjatë dhe ora fillon të shënojë dështimin e ushtrisë së tyre në Ukrainë”, tha O’Brien.
What rhetoric Putin used in his speech is immaterial. If he didn’t declare war, or a general mobilisation, that’s what important. Without concrete steps to build a new force, Russia can’t fight a long war, and the clock starts ticking on the failure of their army in Ukraine
— Phillips P. OBrien (@PhillipsPOBrien) May 9, 2022

