Djali i vogël kërkon të lahet në pishinë, por efektivët e policisë e ndalojnë (foto)

Ditën e sotme IKMT shem bi dy pishina të Prestige Resort të pronarit të News24 Irfan Hysenbelliut me pretendimin se ishin ndërtuar në bregdet, në zonë publike.
Fadromat e IKMT mësynë përmes resortit duke prishur atë çfarë e konsideronin të paligjshme ndërkohë që Hysenbelliu e cilësoi si një sulm hakmarrës ndaj mediave.
Vetë media ka shpërndarë në rrjet një foto të një djali të vogël të veshur me mbathje të Ukrainës. Balkanweb nën përshkrimin e fotos shkruan: Djali i vogël kërkon të lahet në pishinën e Prestige Resort por ndalohet nga efektivët e Policisë.
Kujtojmë se familja Hysenbelli ka qenë ditët e fundit kryefjalë e mediave, sidomos ditën e sotme, pas ndërhyrjes së IKMT që po prish dy pishinat në restorin e tyre në Golem.
Kohët e fundit ka apsur një përpl asje të vazhdueshme mes pronarit të grupit Hysenbelli dhe qeverisë, që nisi me gjoba të mëdha ndaj disa bizneseve të familjes në fjalë.
Qeveria pretendon se janë në të drejtën e tyre dhe gjobat dhe prishja e pishinave sot është sipas rregullave në fuqi, në anën tjetër familja Hysenbelli thotë se kjo është për shkak të linjës së tyre editoriale kundër qeverisë në mediat e tyre.







