Djathi i gomaricës 800€ kilja. Konsiderohet si një eliksir i rinisë dhe ίlaç për shëndetin

Fakti që qumështi i gomaricës është shumë i pasur me ujë dhe për të prodhuar një kg djath, duhen të paktën 25 litra qumësht, bën që çmimi i djathit të rritet në stratosferë.
Për momentin një kg djathtë kushton 800 euro, por çmimi i tij mund të rritet nëse do të merret në konsideratë kërkesa dhe prodhimi i pakët e tij.
Popullariteti i këtij djathi u rrit shumë kur një nga tenistët më të mirë në botë vendosi që të blejë për gjithë vitin, që të sigurohej se nuk do t’i mbaronte.
Qumështi i gomaricës që në lashtësi është konsideruar i ngjashëm me qumështin e njeriut, i përshtatshëm si zëvendësues i qumështit të gjirit dhe konsiderohet si ilaç për sëmundje të ndryshme, veçanërisht ato të lëkurës.
Romakët e konsiderojnë atë një pije të shijshme dhe Galeni, një mbështetës i substancave natyrore në mjekësi, përshkruan trajtime me qumësht gomarice.
Qumështi i gomaricës për shkak të karakteristikave të tij kozmetike, është veçanërisht i popullarizuar tek gratë dhe mbretëresha e Egjiptit Kleopatra zakonisht lahej me qumësht gomarice për ta mbajtur lëkurën të butë. Edhe në mesjetë qumështi i gomaricës konsiderohej si një eliksir i rinisë dhe një ilaç për shëndetin.





