Do të jetë e ftuar Bora, Donaldi paralajmëron se çfarë do të ndodhë në emisionin e sotëm

Sonte nis “Më lër të flas” dhe tashmë është e qartë se kush do të jetë e ftuar në program: Bora Zemani! Por pak orë para emisionit Donaldi, ka publikuar një video të promos së emisionit, ku bën me dije se shumë gjëra do të ndodhin në puntatë.

“Nesër në 1 tetor do të jem me Bora Zemanin në një bisedë si njerëzit. Nuk do të ketë ofendime, të shara, dhnë fizike ose verbale.

Shume gjëra do të ndodhin me këtë puntatë, gjëra që kjo video nuk kishte kapacitet t’i përballonte”, ka shkruar Donald Veshaj.

Kujtojmë se historia e tyre është një ndër më të komentuarat në median rozën, tekaa duket se dyshja ka lënë gjithçka pas për të qenë sërish bashkë.

Përveç Borës, i ftuari tjetër i puntatës së parë të sezonit të dytë të “Më lër të flas” është Kledi Kadiu, balerini që na ka bërë të gjithëve krenarë në Itali.

Tashmë dihet që ai do të jetë kryetari i jurisë së “Dancing With the Stars” që nis të premten e ardhshme në ekranin e Top Channel.