“Do të të pres”, Rrushja i dërgon mesazh Erionit, reagon Mikela
Showbiz dhe Gossip
10 muaj më parë

Rrushe Zyba i ka shkruar Erion Kukajt se e dashuron në sy të Mikela Pupës.
Gjithçka ndodhi në “E diell”, dy ish-konkurrentet e “Përputhen” u bënë pjesë e lojërave të ndryshme.
Rrushes iu kërkua t’i dërgonte një mesazh zanor Erionit ku të shprehte dashurinë ndaj tij.
“Erion kam filluar të të pëlqej tani. Do të të pres sado kohë që të duash. Ja lëmë kohës siç të kam thënë. Të puç”, i tha ajo.
Nuk ka vonuar përgjigja e Erionit i cili nuk ka rënë pre e lojës, duke thënë se i kanë dhënë dënim të sikletshëm.
“Kush është ajo që nuk ndjen për mua? Sa dënim të sikletshëm të paskan dhënë”, i shkroi ai.
Ndërkohë Mikela reagoi e buzëqeshur dhe tha: “Unë nuk hyj në këto punë. Lojë ishte edhe në program, por…”



Plas sherri mes Keisit dhe Kristit, shkak bëhet… Olta
3 javë më parë




“Nuk e prisja fare”/ Kristi puth papritur Keisin
4 javë më parë
