“Do vendosim veton”, Bullgaria kërkon 2 vite kohë për të hequr dorë nga nafta ruse

Bullgaria ka kërkuar 2 vite kohë nga Brukseli për të ndërprerë naftën ruse. BE do të marrë shumë sanksione të reja ndaj Moskës dhe një ndër to është ndalimi i naftës ruse. Por Bullgaria ka paralajmëruar veton, pasi shprehet se ekonomia e saj do rrënohej nëse ndërmerrte një veprim të tillë.

“Nëse nuk shtyhen afatet, Bullgaria mund të vërë veton ndaj vendimit të përbashkët”, tha sot Radoslav Ribarski, kryetar i komisionit parlamentar të energjisë.

Deri më tani, një përgjigje ndaj kërkesës së Sofjes nuk ka ardhur ende nga BE-ja, shpjegoi Ribarski për televizionin publik BTV. Sipas mediave lokale, Brukseli do të jetë i orientuar që shtyrja deri në vitin 2024 t’i jepet Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, por jo Bullgarisë.