Dorëzohen në Kuvend 10 mijë firma të Shqiptarëve pro projektligjit për plazhe 100% publike

“Sot çuam zërin tënd në Kuvend! Që nga viti 2008 e deri më sot, oligarkët kanë çuar në Parlament mbi 50 projektligje.

Të gjitha janë miratuar dhe kanë favorizuar një grusht njerëzisht të pasurohen edhe më tepër si dhe të marrin me 1 euro për 99 vite tokë publike.

Ashtu siç nisëm kauzën për ndryshimin e sistemit ku mblodhëm 50 mijë firma, edhe kauzës së plazheve publike i shkuam deri në fund. Tani do të presim e të shohim se për kë punojnë politikanët; për shqiptarët apo për oligarkët?!

Tani është momenti që politikanët të nxjerrin fytyrën e tyre të vërtetë duke treguar se interesin e kujt ndjekin, të 10 oligarkëve apo të 10 mijë shqiptarëve që ishin firmëtarë të projektligjit për plazhe 100% publike.

Duke falenderuar deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, znj.Flutura Açka.

Që vendosi të bëhet mbështetja e parë e zërit të shqiptarëve, shpresojmë që ky projektligj të miratohet pa vonesë dhe pengesa artificiale.” Nisma Thurje.