Dua Lipa e dyta në listën e artistëve të rinj më të pasur të Britanisë së Madhe!

Sunday Time Music raporton se këngëtari Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik, ku thuhet se pasuria e tij u rrit me 47.2 milionë paunde.

Kantautori i “Suffolk”, 31 vjeç, zë vendin e 10-të në listën vjetore të artistëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë me një pasuri totale të vlerësuar prej 260 milionë funtesh (307 milionë euro), shkruan KultPlus.

Në anën tjetër, pasi rriti pasurinë e saj me 24 milionë paundë (28.3 milionë euro) në një total prej 60 milionë paundësh (70 milionë euro), këngëtarja Dua Lipa ngjitet në vendin e dytë në listën e muzikantëve të rinj, duke u barazuar me grupin e vajzave Little Mix.