Dua Lipa në lidhje me futbollistin? Aarnold: Edhe mami më pyeti…

Lidhja e “One Kiss” e Dua Lipës me Reds duket thjesht e mrekullueshme.
Pas finales së “Champions League” në 2018, ku këngëtarja performoi për herë të parë këngën para fansave të Livperool, ajo është kthyer në një nga të preferuarat e mbështetësve.
Kjo vlente për klubin, megjithatë rrjeti po zien së fundi nga fjalët se këngëtarja shqiptare mund të jetë në një lidhje me futbollistin Trent Alexander Arnold.
Këngën e saj, “One kiss”, tifozët e kanë kënduar para dhe pas çdo ndeshje dhe në çdo festim.
Edhe vetë Arnold ka publikuar një video nga festimet në Instagram, ku shfaqet duke kënduar këngën e Duas. Kaq mjaftoi për t`i hedhur benzinë zjarrit.
Megjithatë, vetë Arnold shprehet ndryshe.
“Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten, ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti.”, është shprehur furbollisti.
Me tej, ai vijoi me përgjigjen e tij: “I thashe, mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse do isha duke dalë me dikë dhe do ta dije me patjetër, nëse do ishte ajo”.







