Dua të di: a do të qëndrosh dot me mua?…

DUA TË DI

Nga Oriah Mountain Dreamer

Nuk dua të di se kë njeh e as si ke mbërritur deri këtu. Dua të di: a do të qëndrosh dot me mua, në mes të zjarrit, pa i bërë bisht fare atij?
Nuk dua të di ku ke studiuar, si ke studiuar dhe me
kë ke studiuar. Dua të di: a do të qëndrosh dot në këmbë, kur gjithçka përreth mund të shembet?
Dua të di: a mund të ndjehesh mirë me vetveten dhe ç’vlerë ka për ty shoqëria me veten në çastet më të zbrazëta të jetës?

Përktheu: Bajram Karabolli

Lexo edhe: KUSH ËSHTË GRUAJA QË ‘JA MORI’ ZEMRËN, JORGE LUIS BORGESIT?

Me mua, fliste gjithmonë, si me një të rritur. Më bëri të lirë. Të jesh i lirë, do të thotë të marrësh përgjegjësi për atë që dëshiron të bësh, të durosh pasojat, pa i shqetësuar të tjerët”

Figura e saj lidhet me të, a thua të ishte ëndrra e tij e fundit, të shkruarit ekstrem të dorës. Kodama adhuronte poezitë e Borgesit, madje “në një nga ato poezitë Borges i drejtohet një gruaje, duke i thënë se ai do t’i ofrojë vetminë e tij, mjerimin e tij, etjen e shpirtit të tij”. Ishte koncepti “etja e shpirtit” që më goditi.

Me pak fjalë, është profecia e një dashurie. Vetë Maria Kodama duket si një krijesë e Borgesit, me vështrimin kozmik, me sy të përhumbur. I verbër, ai i diktonte punët e tij, duke ia kushtuar ato të viteve të fundit.

Sipas historisë ose legjendës, ishte Borges ai, që, në Gjenevë, i kërkoi të martohej Kodamës. “Nëse doni të zhburrëroni lirinë time, do t’ua lejoj, Borges”, – ia ktheu ajo. “Ju jeni skllave e lirisë”, – i tha Borges. Mandej: “Mendo, Maria, do të jesh Maria Kodama Borges”. “Problemi, Borges, është se unë nuk i përkas askujt”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU