Duel shqiptarësh në La Liga 2 për golashënuesin më të mirë

Në La Ligën e dytë spanjolle, Myrto Uzuni nuk është protagonisti i vetëm nga shqiptarët, pasi me ekipin e Cartagena nuk po ndalet Armano Sadiku. Sulmuesi 31-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës për të tretën herë radhazi në kampionat.
Sadiku hapin serinë e fitores në transfertë përballë Real Oviedo. Në minutën e 10, 31-vjeçari shfrytëzoi një pasim nga krahu i djathtë, i rrëmbeu kohën mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të menjëhershme.
Ky ishte goli i katërt sezonal për Sadikun, ndërkohë që Cartagena realizoi edhe dy gola të tjerë. Ekipi i Armando Sadikut arriti fitoren e dytë radhazi në transfertë dhe ndan vendin e dytë bashkë me Las Palmas me nga 16 pikë, vetëm dy pikë larg kryesuesve të Alaves.
Në la ligën e dytë spanjolle po zhvillohet, një garë për kryegolashënuesin e kampionati midis Myrto Uzuni i cili kryeson me gjashtë gola në tetë javë, së bashku me spanjollin Raul dhe mënjeherë pas tye vjen Armando Sadiku me katër realizime në po aq javë.
Forma fantastike që po kalon 31-vjeçari mund të zgjojë interesin e teknikut Reja për ta rikthyer përsëri në kombëtaren shqiptare, pse jo që në miqësoret e radhës, ku Shqipëria do të luaj fillimisht me Arabinë Saudite në tetor dhe në nëntor me Italinë.
Sfida e fundit që Sadiku ka luajtur me kombëtaren shqiptare, ka qenë me shtatë shtator të vitit 2020 përball Lituanisë, ku kombëtarja u mund me rezultatin 0-1 në “Air Albania, sfidë e vlefshme për kompeticionin Nations League./ SS





