“Duhet të përfshihet në të njëjtën listë me Adolf Hitler! Ndërroi jetë pa u gjykuar për ato që bëri”

Televizioni shtetëror iranian e ka krahasuar Mbretëreshën Elizabeth II me Adolf Hitlerin duke e cilësuar “një nga keqbërësit më të mëdhenj në historinë e njeriut”.

Teksa e gjithë bota është në zi për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës, regjimi autoritar thotë se largimi nga jeta e monarkes është ‘lajm i mirë për njerëzit e shtypur të botës’, shkruan Daily Mail.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Iranit nuk ka dhënë asnjë koment për largimin nga jeta të saj apo shpalljen e Charles III si mbret. Në rrjetin iranian Channel 1, studiuesi Foad Izadi i Universitetit të Teheranit tha:

“Ndoshta, në 70 vitet e saj në fron, duhet të përfshihet në të njëjtën listë me Hitler. Nga një këndvështrim i caktuar, ne duhet të jemi të trishtuar që iku nga kjo botë pa u gjykuar, pa u ndëshkuar dhe pa paguar për k.imet e saj.”

Në një transmetim në gjuhën angleze në rrjetin qeveritar PressTV, ai shtoi: “Mbretëresha është një imperialiste e famshme, kolonialiste. Agr esi oni i ushtrisë britanike në të gjithë botën bëhet nën emrin e saj.”

Ky reagim i Iranit ka ngjakkur komente dhe diksutime të shumta sidomos në rrjetet sociale, pasi ën rrugë zyrtare deri tani nuk ka asnjë qëndrim nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.