Dy miqtë e tij u rrahën, Stresi: Cllevio e pësoi nga koka e tij

Ndërsa rrjeti po zien për sherrin e bujshëm mes Noizy-t dhe Cllevios, të dy miq të reperit Stresi, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit. Stresi doli live në Instagram, duke dhënë mendimin e tij për këtë ngjarje.
Ai thotë se Noizy nuk i ka bërë asgjë por fajet i ka vetë shoku i tij që e ka sharë.
Stresi gjithashtu theksoi se i është lutur Cllevios, të cilin thotë se e ka mik që nga mosha 17 vjeçare, që të mos ofendojë njeri sepse askush nuk duron nga familja.
“Unë jam fans i babait tim, vetëm atë kam idhull. Nuk kam lidhje me këto budalliqet e rrugës. Ju që bëni kot, Klevin e duam fort. Ka një vit që shan me familje tjetrin, ka një vit që flet budalliqe. Nuk mundet kurrë me sharë familjen e një shqiptari. Ai që është burrë e ka të shenjtë familjen. Unë nuk kam faj se pse e kanë rrahur. I jam lutur mos shaj askënd. Tani ka një vit që po shan njerëzit. Për mua le të flasë ça të dojë, se unë e kam shok që 17 vjeç. O vëllezër nuk ta fal shqiptari të sharën. Si do me të pritur tjetri me krahë hapur. Nuk shkon ashtu. Nëse i shkon me një mik, dhe jo pa marrë konfirmimin në shpi të huaj. Krejt legenat e kanë lënë djalin. Noizy s’i ka bërë asnjë gjë. Klevin s’e ka prerë askush në besë, vetëm koka e vet. I jam lutur unë dhe nuk na ka ardhur mirë. Tërë jetën jam marrë me probleme të shokëve, të mos flasin kot. Klevio është gang budalla. Nuk jam më ai i 2007-ës, jam kthyer nga familja. Këta që po shihni ju në 2022 i kemi bërë në 2008.“, tha Stresi.







