E ardhmja e Armando Broja/ Ky klub nis bisedimet me….

Edhe Newcastle United raportohet se i është futur garës për transferimin e Armando Brojës.

Madje, sipas “The Athletic”, krerët e këtij klubi kanë nisur bisedimet me Chelsea-n, për të diskutuar mbi kushtet e transferimit të sulmuesit shqiptar.

Broja është i huazuar te Southampton, teksa pas përfundimit të sezonit do të rikthehet te Chelsea. Broja me “blutë” ka një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.