E diela e çuditshme | Nuk verifikohej prej 67 vitesh, atë kampionat e fitoi Milani!

Ishin 67 vite që Milani, Interi, Juventusi dhe Roma nuk kishin humbur në të njëjtën kohë në të njëjtën jave të Serisë A. Në fakt, ishte 13 shkurt 1955 (java e dytë e fazes së dytë) kur rezultatet e emrave të mëdhenj të Italise ishin te ngjashme:
Keto jane rezultatet e verifikuara ne vitin 1955 ne Serie A brenda nje jave kampionati: Inter 0-2 SPAL; Sampdoria-Milan 3-1; Juventus 1-2 Lazio; Romë-Genoa 0-1
Kete fundjave, Juventusi u mund nga Monza ne transferte me rezultatin 1-0 me golin e vetem te shenuar nga ekipi bardhekuq qe mori fitoren e pare ne Serie A. Interi sakaq u mund 3-1 me permbysje ne Udine ndaj ekipit qe ka vetem nje humbje, ndaj Milanit.
Ne anen tjeter, Roma u mposht nga Atalanta ne Olimpico ne nje ndeshje ku dominoi dhe pati shume raste shenimi por nuk i shfrytezoi. Mourinho u perjashtua edhe me te kuq per protesta.
Kuriozitet: Kampionatin 1954/1955 e fitoi Milani me 48 pikë (19 fitore, 10 barazime dhe 5 humbje) përpara Udineses (44) dhe Romës (41). Urimi eshte qe te ndodhe keshtu edhe kete sezon, per te synuar yllin e dyte ne fanelle.



