E ëma ka ditëlindjen, Era Rusi i bën dedikimin më të bukur që një vajzë do bënte për nënën

Era Rusi është një nga këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut shqiptar. Së fundmi në shtëpinë e saj ka patur festë pasi mamaja e këngëtares ka festuar ditën e lindjes.

Era ka zgjedhur që në këtë ditë të shënuar t’i dedikojë njeriut të saj të shtrenjtë disa fjalë të ndjera edhe në rrjetin e saj social Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen mam! Ti je drita ime e diellit që më ka ndriçuar rrugën kudo ku kam shkelur. Je drita e mendjes dhe zemrës sime.

E falënderoj Zotin çdo ditë që të zgjodhi ty të jesh mami im. Je njeriu më i mrekullueshëm që kam njohur dhe jam shumë krenare që jam vajza jote.

Të dua shumë, shumë, shumë ♥”, ka shkruar Era përkrah një fotografie shumë të bukur ku ajo shihet teksa puth nënën e saj.

Kujtojmë se Era nuk qenë shumë aktive kohët e fundit me pjesëmarrje në festivale dhe këngë të reja, publiku me zor pret ta shohë sërish në skenë.