E FUNDIT: Britania ia beson postin kryesor një femre, kjo do të jetë kryeministrja e re

Kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe është shpallur zyrtarisht Liz Truss , e cila ka fituar garën Rishi Sunak t’u bërë lider i Partisë Konservatore.

Truss, aktualisht Sekretare e Jashtme, do të marrë nesër detyrën si kryeministre e Britanisë, teksa Boris Johnson do të largohet nga detyra.

Rezultatet u shpallën vetëm pak minuta më parë nga Sir Graham Brady, ku liz Truss fitoi garën me 81,326 vota ndaj 60,399 të Rishi Sunak.

Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak, ndërsa sot Liz Truss u shpall gjithashtu liderja e re e konservatorëve.

Truss po trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve. Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.

Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.