E FUNDIT: Kosova përforcohet me dy super yje, janë pjesë e dy klubeve të mëdha të Gjermanisë

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, përkatësisht Presidenti Agim Ademi, është duke e bërë të pamundurën për afrimin e futbollistëve me origjinë nga Kosova t’i sjellin në Kombëtaren e Kosovës.
Së fundi Albanian News merr vesh se fanellën e Kosovës do ta djerësitin dy njomakët, të cilët vlerësohen lartë në futbollin gjerman.
Arlind Rexhepi i cili është pjesë Hamburgut, do të jetë në grumbullimet e Kosovës U-21, dhe Leonit Ibrahimi, i cili është pjesë e Union Berlinit, do të jetë në planet e Kosovës për U-19.
Me këtë rast dëshmohet se Kosova është burim i pashterreshëm e talentve të futbollit kjo po dëshmohet në gjithë kontinentin me theks te veçant në Gjermani dhe Zvicer.
Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvilloj dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve këtë muaj.Trajneri Alain Giresse ka publikuar listën me 26 futbollistë të ftuar për këto dy takime ndaj Irlandës së Veriut dhe ndaj Qipros.
E veçanta e kësaj liste është se në të ndodhen emrat e tre futbollistëve që kanë dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh që nga viti 2014.Hekuran Kryeziu, Bersant Celina dhe Leart Paqarada janë futbollistët që janë rikthyer në Përfaqësueses pas një kohe të gjatë, shkuan Telegrafi.





