E FUNDIT: Mesfushori i Shqipërisë gjen marrëveshjen me Panathinakos, gati firma

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Enis Çokaj, po bëhet gati për një eksperiencë të re në karrierën e tij. Futbollisti ka gjetur akordin me klubin e njohur grek, Panathinaikos, teksa pritet që të firmosë për të.

“Panorama Sport” ka mësuar se negociatat mes Lokomotiv Zagreb ku luan aktualisht mesfushori dhe Panathinaikos, janë mbyllur me sukses dhe grekët do të blejnë kartonin e futbollistit.

Kështu, Çokaj pritet që shumë shpejt të veshë fanellën e këtij klubi të njohur i cili po synon që të kthehet përsëri në nivelet më të larta në Greqi.

Çokaj ka qenë pjesë e Lokomotiv Zagreb që nga sezoni 2019-2020, duke qenë pikë fikse e skuadrës që garon në kampionatin kroat të futbollit.

Vitet e fundit ka pasur disa lojtarë të Kombëtares që kanë luajtur për ekipet e mëdha në Greqi, por pa arritur dot të lënë gjurmë.

Mario Mitaj la AEK këtë verë dhe u transferua te Lokomotiva Moska për 3 milionë Euro, Enea Mihaj la PAOK dhe u u transferua ne Portugali.