E fundit nga Anglia: Chelsea gati t’i besoj stolin trajnerit që bëri të famshëm Brojën

Çelsi është vënë menjëherë në ndjekje të një trajneri të ri për të zëvendësuar të shkarkuarin Tomas Tuhel, me shumë emra që përfliten se do të zënë vendin e lënë bosh nga gjermani.

Njëri prej tyre është dhe trajneri i Sauthemptonit, Ralf Hasenhutl. Austriaku ka bërë mirë me skuadrën angleze në këto 4 vite dhe shihet si një mundësi e mirë për Çelsin.

Gjithashtu ishte ai që e bëri të njohur Armando Brojën në arenën e futbollit anglez, duke e bërë atë një lojtarë titullar për Sauthemptonin.

Afrimi i austriakut do të ishte një mundësi e mirë për Armando Brojën, i cili kërkon më tepër minuta në skuadrën e Çelsit.

Austriaku e njeh mirë shqiptarin dhe i dha besimin e plotë kur ishte te Southampton dhe gjithmonë ka thënë fjalët më të mira për të.

Gjithsesi emri më i mundshëm për stolin e “Bluve” vazhdon të jetë ai i Graham Poter, për të cilin drejtuesit janë gati të bëjnë një ofertë, por dhe ai i Mauricio Poçetinos, i cili i është vetëofruar Çelsit.