E gjithë familja shkon me urgjencë në Pallatin Mbretëror, Mbretëresha Elizabeth duket se po jeton orët e fundit…

Gjendja e Mbretëreshës së Britanisë është rënduar shumë gjatë orëve të fundit. BBC raporton se tashmë lajmi për shëndetin e Mbretëreshës është marrë vesh nga të gjithë.

Janë të shumtë qytetarët e britanikë të cilët kanë zgjedhur të udhëtojnë në drejtim të Windsor aty ku ndodhet dhe Kalaja e Balmoral, ku ndodhet Mbretëresha Elizabeth e cila është e rrethuar nga dhjetëra mjekë por dhe me familjarë.

Ndërkohë që e gjithë familja mbretërore ka udhëtuar me shpejtësi drejt Kalasës së Baloral, pasi lajmet për shëndetin e Mbretëreshës janë mjaft të rënda.

Më herët nja gazetar britanik dha lajmin se Mbretëresha ka ndërruar jetë, por më pas e fshiu menjëherë postimin duke kërkuar ndjesë, ndërsa theksonte se nuk ka asgjë të vërtetë.

Sipas një plani të publikuar në vitin 1960-të, dhe që u bë publik në “Politico” por që më pas shkrimi u zhduk menjëherë thuhet se 10 minuta pas vde kjes së Mbretëreshës Elizabeth, flamujt do të valëviten në gjysmështizë, faqja e internetit e familjes mbretërore do të zbehet dhe Mbreti tashmë Charles do t’i drejtohet kombit gjatë turneut në MB.

Menjëherë pasi plani u shpall zyrtarisht, Buckingham Palace refuzoi të komentonte. Megjithatë, një burim me njohuri për atë që po ndodh tha se ata “nuk janë të lumtur”, ndërsa njerëzit e përfshirë në çështjet mbretërore flasin për mungesë etike.