E kafshoi gjarpri, aktori i njohur dërgohet me urgjencë në spital me helikopter!

Aktori Cary Elwes ka përfunduar në spital pasi u kafshua nga gjarpëri.

Ylli i “The Princess Bride” u transportua me avion në Qendrën Mjekësore Ronald Reagan UCLA dhe u shtrua në spital pasi një gjarpër ia kafshoi gishtin të shtunën.

Ai kishte qenë duke punuar jashtë shtëpisë së tij në Malibu kur edhe ndodhi incidenti.

Elwes ndau një postim në Twitter teksa bëri me dije se është duke u shëruar falë njerëzve të mrekullueshëm që e ndihmuan.