E kishte harruar për disa ndeshje, Shaqiri rikthehet te goli dhe i jep fitoren ekipit të tij (video)

Xherdan Shaqiri është rikthyer më në fund te goli në elitën e futbollit amerikan MLS dhe ka kthyer Chicago Firen te fitorja.
Sulmuesi kosovar ka qenë titullar në fitoren 3-1 që Chicago Fire e arriti përballë Inter Miamit, derisa ka dhënë kontribut me një gol të realizuar.
Xherdan Shaqiri realizoi gol të bukur në minutën e 64-të, kur gjet bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 2-0.
Për Shaqirin ky ishte goli i pestë këtë edicion në MLS derisa ka edhe tetë asistime. 30-vjeçari iu bashkua klubit amerikan në shkurtin e këtij viti, derisa ka humbur disa ndeshje shkaku i lëndimeve.
Shaqiri u transferua në shkurt nga Lyon në MLS, edhe pse në Europë ishte mbyllur merkato, dy klubet gjetën gjuhën e përbashkët dhe shtatshkurtri kaloi në Amerikë.
Ai ka një karrierë të pasur në Europë ku ka luajtur për ekipe si Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool dhe Lyon.





