E kishte marrë me qira për plazh/ Merr flakë banesa e turistit kosovar te “Shkëmbi i Kavajës”, 43-vjeçari përfundon në spital!
Kronikë
10 muaj më parë

Një banesë ka marrë flakë mesditën e sotme në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.
Policia bën me dije se banesa ishte marrë me qira nga turisti kosovar J. S., 43 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.



A janë të varfërit më bujarë…
9 muaj më parë


Nipi gjen pa shenja jete dy gjyshërit e tij
9 muaj më parë


Papa Françesku, në prag të dorëheqjes?
9 muaj më parë

Femrat problematike në timon, 2412 gjoba në dy muaj!
9 muaj më parë