E mbani mend Peter Olainka? Ish-sulmuesi i Skënderbeut shkruan historinë në ndeshjen tani ndaj Ballkanit të Dajës

Nga “Adush Muça” në Ballësh në “Fortuna Arena” të Pragës. Karriera e Peter Olainkës ka njohur vetëm rritje. Shkëlqimi me fanellën e Skënderbeut në Shqipëri ishte kartëvizita për të hapur dyert e futbollit europian.

Sulmuesi nigerian është graduar kapiten i Slavias së Pragës, ndërsa sot ka hyrë edhe në librin e historisë të këtij klubi.

Me golin e shënuar ndaj Ballkanit paditen e sotme, Olainka bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kompeticionet europiane për klubin çek.

23′ Ballkani në avantazh. Aksion i mrekullueshëm i kampionëve të Kosovës, asist i kapitenit Thaçi dhe finalizim i Ermal Krasniqit. Festë shqiptare në stadium. 26′ Barazon Slavia falë një gafe fatale të portierit Stivi Frashëri!

29′ Ballkani rikthehet në avantazh. Asist i Albion Rrahmanit dhe gol i Meriton Korenicës, i cili nuk gabon përballë portierit Mandous.

34′ Barazon Slavia me anë të Peter Olayinkas. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit merr një asist nga krahu i djathtë dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje të fortë. Barazim 2-2 në “Fortuna Arena”.

41′ Skuadra çeke kalon në avantazh me anë të Lukas Masopust, i cili mori një asist nga Olayinka dhe mposhti portierin Stivi Frashëri.