E pabesueshme ajo që ndodh në fund të Empoli-Milan, Bajrami shënon eurogol (video)

Milani ka fituar në mënyrë spektakolare ndaj Empolit në kuadër të javës së tetë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 3-1. Pjesa e parë përfundoi pa gola, por rastet për gola për të dyja skuadrat nuk munguan.
Rossonerët natyrisht se dominuan 45 minutat e parë, por Olivier Giroud, Rafael Leao, Alexis Saelemaekers dhe Fode Ballo-Toure nuk ishin konkret me gjuajtjen e tyre.
Në pjesën e dytë, Milani mësoi nga gabimet e të parë dhe ia doli që të shpnonte tri gola. Ishte asistimi në minutën e 79-të i Leaos për Ante Rebic, që zhbllokoi ndeshjen për rezultatin 1-0.
CHE GOL DI NEDIM BAJRAMI!!!!!https://t.co/or3tgMDgTd
— Football Report 🕊☮️🌍🌎🌏Forza 🇲🇦 #BerhalterOut (@FootballReprt) October 1, 2022
Por, Nedim Bajrami e vuti nën ethe Milanin, kur i shënoi një super gol nga gjuajta e lirë në minutën e 90+2. Mirëpo, skuadra mysafire nuk u dorëzua deri në fund dhe e riktheu epërsinë me golin e Ballo-Toure (90+4).
Milani më pas ia doli të shënonte edhe golin e tretë, tani përmes Leaos, që shënoi në minutpn e 90+7-të duke iu dhënë kuqezinjve fitoren e madhe.
Pas javës së tetë, kampioni në fuqi është në vendin e tretë me 17 pikë, tre më pak se lideri Napoli, ndërsa në xhiron e nëntë do të zhvillojnë derbin me Juventusin.





