“E putha vetë e para” – Fifi tregon si ra në dashuri me Adisin

Këngëtarja e njohur, Fifi ka folur së fundmi për marrëdhënien me të dashurin e saj, Adisin. Ndër të tjera, ajo ka treguar si janë njohur dhe momentin e puthjes së parë.Sakaq, Fifi është shprehur se marrëdhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërruar në jetë. “Marrëdhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërruar në jetë. Është dashur me u fut në Big Brother me njoh Kledin dhe pastaj me njoh Adisin.Kledi është kushëriri i Adisit.
Jena taku dy tre herë pasi kam dalë nga Big Brother. Pasi doli PM ishim mbledh krejt dhe Kledi u ul përballë meje, tha më pyeti Adisi ça shenje je. Thash leje se i shkruj vetë, jam dashi thashë.Më ka ardh më ka taku. Atë ditë e putha. Ishin tre katër qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, tha këngëtarja në “Më lër të flas”.E pyetur nga Romeo nëse është mërzitur me Arbana Osmanin, Fifi e tha në mënyrë të tërthortë: Po, jam mërzitur sepse i thashë nëse dashurohem brenda bëj shumë për personin. Nuk u dashurova dhe më ka një palë këpucë borxh”, tha ajo.Sa i përket muzikës, Fifi ka lancuar së fundmi, këngën “Pikturë” në bashkëpunim me Gent Fatalin, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.







