“E rëndësishme por jo vendimtare” Meret flet për Milan-Napoli!

Portieri i Napolit, Alex Meret pranon se kishte një ‘verë të vështirë’ dhe beson se përballja e ardhshme e Serie A me Milanin në San Siro ‘do të thotë shumë’. Italiani është promovuar titullar këtë sezon, por ishte me shume i ikur pasi po vinte Navas, nje akord qe nuk u krye…

“Ka pasur shumë njoftime, por unë preferoj faktet,” tha Meret për Radio Kiss Kiss. “Ka pasur thashetheme, por unë kam menduar vetëm të jem i fokusuar siç kam bërë gjithmonë në vitet e mëparshme.

Puna është mënyra e vetme për të arritur qëllime të rëndësishme. Duhet të përmirësohem në shumë aspekte, por mendoj se do ia dal”.

Fokusi te fusha dhe perballja me Milanin: “Të dielën, ne përballemi me Milanin, një lojë e rëndësishme por jo vendimtare pasi jemi vetëm në fillim. Do të thotë shumë, ne duam gjithmonë të fitojmë dhe do të ishte e rëndësishme të shkojmë në pushim me një rezultat të mirë.

Ne ëndërrojmë për Scudetton çdo vit, do të përpiqemi ta arrijmë këtë sezon”. Napoli udheheq Serie A së bashku me Milanin dhe Atalantën dhe vizitojnë kuqezinjtë në San Siro të dielën mbrëma në ndeshjen e fundit para pushimit ndërkombëtar. Napoli ka fituar dy ndeshje nga dy në Champions League, kundër Liverpool dhe Rangers.