E turpshme/ Big Brother VIP tallet me personat e verbër, mesazhi që iu dha Oltës

Banorët e “Big Brother Vip” kanë marrë sërish mesazhet e fansave të tyre nëpërmjet aplikacionit “Big Love” pasditen e sotme.
Ata janë ulur në së bashku dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë dhe përshëndetën dhe falenderuan të gjithë mbështetësit e tyre.
Mesazhi që është bërë më së shumti viral në rrjet, i adresohej aktores Olta Gixhari.
Duket se ka qenë ironi, pasi mesazhi thotë: “Olta je shumë e bukur, të përshëndesim nga Shoqata e të Verbërve”.
Olta dhe shumica e banorëve nuk e kanë kuptuar këtë ironi dhe e trajtuan me seriozitet mesazhin.
Aktorja është prekur, madje u ngrit në këmbë për ta falenderuar personin që i dërgoi mesazhin dhe banorët e tjerë e kanë duartrokitur.
“Uuaa sa u preka” dëgjohet teksa thotë Olta pas mesazhit.
Shumë ndoshta kanë qeshur, por kjo “batutë” dhe ironi duket më shumë si një tallje me të verbërit dhe shoqatat e tyre. Komenti ishte aspak i hijshëm për Oltën, dhe aq më pak për të verbërit.
Vlen të theksohet se këto mesazhe përzgjidhen nga produksioni, të cilët e kishin në dorë që ky koment mos të transmetohej.






