Edhe pak orë na ndajnë nga dasma, Arbër Hajdari publikon foton e parë si dhëndër

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli do t’i japin fund beqarisë me 1 tetor. 24 orë nga dasma e madhe, ish-opinionisti i “Big Brother Vip” ka ndarë në Instastory një foto nga klipi i dasmës.
Arbri shfaqet i veshur me kostum, duke zbuluar unazën si një detaj të rëndësishëm, por pa treguar portretin e tij të plotë.
Kujtojmë që më herët, ai ka zbuluar se me partneren e tij bashkëjetojnë prej disa muajsh. Arbri ka rrëfyer gjatë një interviste edhe se si është njohur.
“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem.
Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, është shprehur ai disa muaj më parë.
“Vlera është e fejuara ime prej disa muajsh. Kemi afërsisht 4 vjet që kemi lidhje. Ajo është shqiptare e Kosovës dhe gjatë gjithë kësaj kohe, akoma nuk kemi lëvizur bashkë. Jemi njohur në Prishtinë rastësisht sepse kishte shprehur dëshirën për të suportuar Fundjavën, nuk kishte shumë informacion. As unë nuk e dija se kush ishte. Ajo donte ta njihja për atë që është dhe jo për familjen e saj. Kam raport të veçantë se më kanë trajtuar si djalin e vet dhe jo si dhëndrin e shtëpisë. Këtë periudhë ka ardhur ajo shumë shpesh”, shtoi Arbri.






